Partitë pro-ruse në Mal të Zi iniciojnë tërheqjen e njohës së Kosovës
Partitë në Mal të Zi që kanë qëndrim pro kanë iniciuar tërheqjen e njohës për Kosovën.
Siç raporton “Radio Evropa e Lirë”, Fronti Demokratik pro-rus, i cili ka pushtet absolut në Zetë, komuna më e re në Mal të Zi, mori vendim për miratimin e një Deklarate, me të cilën, siç thanë ata, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor.
Kjo komunë, e cila ndodhet në rrethinën e pabanuar të kryeqytetit malazez, Podgoricë, do ta shprehë mendimin e saj për këtë dokument në seancën e fundit të majit.
Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit, e cila në gusht 2020 ka humbur zgjedhjet nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA.
Së fundmi, Gjukanoviq ka pësuar disfatë edhe në zgjedhjet presidenciale dhe zyrtarisht më 24 maj duhet t’ia dorëzojë atë post presidentit të sapozgjedhur, Jakov Milatoviq, i cili ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje të njohjeve të Kosovës.