Partitë që do ta themelojnë qeverinë në Mali të Zi, bien dakord të mos iniciohet çnjohja e Kosovës
Bartësit e tri listave të cilat fituan në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshje të re, sipas të cilës qeveria e re nuk do të ndërmarrë kurrfarë iniciativash ose veprimesh me qëllim të ndryshimit të flamurit shtetëror, stemës dhe të himnit.
Po ashtu nuk do të ndërmarrë kurrfarë veprimesh për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Kështu ka shkruar e përditshmja e Podgorivës, “Vijesti”.
Liderët e koalicionit “Za buduqnost Crne Gore” (Për të ardhmen e Malit të Zi), “Mir je nasha nacija” (Paqja është kombi ynë), dhe “Crno na bijelo” (E bardha mbi të zezën) marrëveshjen e kanë nënshkruar dje.
Në marrëveshje, sipas “Vijestit”, qeveria e re demokratike e Malit të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të marra nga shteti, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n si dhe m shpejtësi, në tërësi dhe me përkushtim do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim me të drejta të plota të Malit të Zi në BE.