Partitë që kanë humbur zgjedhjet duhet ta ndryshojnë fjalorin e tyre politik
15 shkurt 2021
| 21:56
Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se gjënë e parë që duhet ta bëjnë partitë që kanë humbur zgjedhjet është ndryshimi i fjalorit të tyre politik.
“Dje e pamë se fjalori i vlerave të luftës nuk kryen punë më. As fjalori i vjetër i LDK-së i mbështetur në figurën e Rugovës. Këtë më se miri e tregon fakti se LDK humbi zgjedhjet edhe në Cërcë, fshatin e lindjes së Rugovës. Duhet të krijojnë fjalor të ri, terma, koncepte dhe ide të reja politike. Në të kundërtën rënia e tyre do të vazhdojë”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.