Partitë që votuan mocionin donin qeveri antikushtetuese

14 maj 2020 | 11:39

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se për këto 100 ditë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka bërë punë shumë të mira dhe arsyet për mocionin ndaj saj, kinse ajo ka qenë kundër amerikane, nuk janë të vërteta.

“Ato parti që votuan për mocion kishin vetëm një qëllim: të krijonin një qeveri antikushtetuese”, ka thënë Pacolli sot në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.

Për punët e 100 ditëve të qeverisë, të cilat dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i paraqiti para kabinetit qeveritar, mediave dhe qytetarëve, deputetja Pacolli ka thënë se kjo qeveri ka filluar t’i bëjë ndryshimet për të cilat vetë populli i Kosovës e votoi në vitin e kaluar.

Ajo ka shprehur besim se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të marrë vendim profesional bazuar në vendimin e vitit 2014.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra fëmijë në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara…