Partitë shqiptare arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanoc
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se partitë shqiptare në Bujanoc kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Cakaj ka thënë se ky është një super lajm për Luginën e Preshevës. “Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Cakajt:
Miq, miq, miq:
Një super lajm nga zemra e Luginës së Preshevës.
Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.
Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.
Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!
Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!
Urime Bujanoc, Luginë e Preshevës e shqiptarë në përgjithësi!
https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2671292636473694/?type=3&theater