Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:https://www.evropaelire.org/a/listat-e-kandidateve-prombleme-me-ligjin-/30142661.html.
Partitë zotohen se nuk do të garojnë me persona që kanë probleme me ligjin
Partitë politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zotohen se në listat e tyre me kandidatët për deputetë nuk do të figurojnë emra të personave që kanë apo kanë pasur probleme me ligjin.
Shoqëria civile si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nga vendet e Quint-it u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje, që të sigurohen që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë të mos ketë emra të personave të inkriminuar ose që kanë dosje të hapura nëpër gjykata.
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se lista e PDK-së do të jetë, siç u tha, e pastër, pa persona të cilët mund të kenë pasur problem me ligjin.
Betim Gjoshi nga shtabi zgjedhor i PDK-së, ka thënë se kryetari i kësaj partie politike, Kadri Veseli nuk do të lejojë figura apo persona në strukturat e saj që kanë pasur problem me ligjin.
“Kryetari Veseli ka marrë qëndrim, së bashku me strukturat e partisë, që asnjë person që ka problem me ligjin të mos jetë në listën e kësaj partie, e po ashtu të mos marrë as funksione ekzekutive në Qeverinë e ardhshme”, ka thënë Gjoshi.