Partizani arrin marrëveshje me Thaqin
23 janar 2018
| 11:18
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Armend Thaqi, pritet që karrierën ta vazhdojë në futbollin e Shqipërisë, pasi është pajtuar për transferim te skuadra e Partizanit.
Lajmin e ka bërë me dije të hënën “Newsportal”, e cila, duke u thirrur në burime brenda skuadrës shqiptare, bën me dije se Thaqi në këtë afat kalimtar do të transferohet në Shqipëri.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)