Partizani i Beogradit dokumentar për Fadil Vokrrin
Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një ataku kardiak, ndërsa të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore.
Vokrri la pas vetes një karrierë të pasur prej futbollisti dhe kontributin e paçmueshëm si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Ai u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme me Prishtinën dhe Partizanin e Beogradit. Pikërisht, kjo e fundit ka bërë edhe një dokumentar të shkurtër që e ka shfaqur në televizionin e klubit.
Disa prej momenteve më të rëndësishme, si dhe golat që nuk janë parë ndonjëherë, janë shfaqur në këtë film. 57-vjeçari ishte shpallur kampion me klubin serb, duke i sjellë titullin pas më shumë tre dekadave.