Partizani e mposhti Kamzën, Laçi i fortë për Skënderbeun
07 nëntor 2018
| 17:09
Partizani rimerr vendin e parë në kampionatin shqiptar, pasi fitoi me rezultatin 1-2 kundër Kastriotit. Dy golat vendimtar të ndeshjes u shënuan nga Jurgen Bardhi.
Nga krahu tjetër, goli i vetëm për Kastriotin u shënua nga Roger. Takimi ishte i një niveli mesatar dhe pati ritëm vetëm në pjesën e parë, në të dytën ra tempi i lojës.
Në ndeshjen tjetër Teuta e mposhti Kamzën me rezultat 3-1, kurse Laçi e mposhti Skënderbeun me rezultat 2-0.