Partizani humb edhe ndeshjen e dytë ndaj Baselit
29 korrik 2021
| 22:11
Partizani është dorëzuar pa kushte përballë Baselit, duke pësuar një tjetër humbje dhe në sfidën e kthimit. Skuadra e Dajës u mund 2-0 në “Elbasan Arena”, duke arritur një rezultat 0-5 në total ndaj zviceranëve.
Stocker kaloi në avantazh miqtë në minutën e 38-të, ndërkohë që në fillimin e së dytës do të ishte Arthur që do të vuloste fitoren e Baselit. Në fushën e lojës ishin edhe Xhaka me Zhegrovën, por që nuk mundën të linin gjurmë.