Partizani, kampion i Ligës Unike
Partizani është kampion i Ligës Unike për femrat. Skuadra nga Tirana në finale ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 61:72 (13:17, 20:25, 10:14, 18:16).
Kjo është hera e parë që Partizani fiton Ligën Unike, ndërsa edicionin e kaluar ishte Prishtina.
Çereku i parë ishte interesant dhe i baraspeshuar, por tiranaset me pesë pikë radhazi në fund e fituan këtë pjesë 13:17. Tiranaset vazhduan me lojë të mirë, dhe e ruajtën epërsinë, madje në fund të periudhës së dytë e ngritën, duke shkuar në pushim me shifrat 33:42.
Vendaset assesi të dilnin në lojën e tyre dhe në periodën e tretë për dhjetë minuta shënuan dhjetë pikë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 43:56. Përkundër tentimeve nga vlonjatet, Partizani ruajti epërsinë dhe triumfoi 61:72.
Më e mira te Flamurtari ishte Samra Omerbasic me 16 pikë e 14 kërcime, ndërsa te Partizani u dalluan Hanna Brych me 11 pikë e 11 kërcime dhe Jomyra Mathis me 22 pikë.
Hanna Brych u shpall MVP e turneut, ndërsa në pesëshen më të mirë të turneut ishin: Sarah Mgbeike e Prishtinës, Aulona Muhadri e Bashkimit, Sophia Jackobsson dhe Samra Omerbasic të Flamurtarit dhe Lasonja Edëards e Partizanit.
Trofeun për skuadrën fituese e kanë ndarë Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Avni Ponari, President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.