Partizani mposhtet në Kazakistan
24 gusht 2023
| 21:24
Partizani pësoi humbje minimale në transfertë ndaj Astanës, në ndeshjen e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës.
Një gol i shënuar nga Loncar në minutën e 42-të, vendosi ndeshjen. Mesfushori me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, ia doli ta ndalë topin në fundin e rrjetës.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me Partizanin që provoi të rrezikojë portën kundërshtare dhe duke dhënë kështu shpresa për kualifikimin, për ndeshjen që do luhet pas një jave në Shqipëri. Të kuqtë ishin me fat pasi kazakëve, iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje.
Tashmë Partizanit i kërkohet një 90-minutësh perfekt në “Elbasan Arena”, ku bashkë me tifozët në tribuna, do të provojë përmbysjen e madhe dhe historike.