Partizani prezanton Besar Guxhufin
10 janar 2025
| 14:57
Jo vetëm merkato në dalje, Partizani lëviz edhe në hyrje duke prezantuar blerjen e tyre të radhës, Besar Guxhufin. Sulmuesi 20-vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit.
Guxhufi, një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19-vjeçarëve të Beshiktash dhe Shkupit. Kjo është dhurata e radhës për trajnerin Veselinoviç përpara sfidës së parë për këtë vit, ndeshjes kundër Skënderbeut.