![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/mergim-mavraj.jpg)
Partizani synon transferimin e Mavrajt
22 gusht 2022
| 11:34
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj aktualisht është pa ekip, pas përfundimit të aventurës me klubin e Kategorisë së katërt gjermane, Turkguçu Mynih.
Burime pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se Partizani i ka bërë një propozim paraprak 36-vjeçarit, por për momentin nuk ka asnjë hap para.
Mavraj e ka me dyshim të madh të lërë jetën e krijuar prej vitesh në Gjermani, ku ka edhe aktivitete të tjera përveç futbollit dhe të jetojë në Shqipëri.
Gjithsesi, kontaktet ekzistojnë dhe deri në mbyllje të merkatos gjithçka është e hapur, sepse e shkuara ka treguar se asgjë “nuk pritet me thikë”.