Partizanit të Beogradit nuk i lejohet hyrja në Kosovë

04 dhjetor 2018 | 15:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se ia ka refuzuar hyrjen klubit të Partizanit të Beogradit në Kosovë pasi që ata nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ata po ashtu kanë refuzuar hyrjen e një veture me targa BG ku gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë po ashtu me mungesë lejeje nga MPJ.

“Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 11:40/45 ia ka refuzuar hyrjen një veture me targa ‘BG’, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, si dhe një autobusi po ashtu me targa ‘BG’, i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës (RKS). Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa ‘BG’, iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së. Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të RKS-së, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit ‘Partizani i Beogradit’, iu është refuzuar hyrja pasi të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Federata e basketbollit të RKS-së). Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka kritikuar Kinën, Iranin…