
Partizani të dielën ngrit trofeun
22 maj 2019
| 15:47
Partizani do festojë të dielën sërish, teksa do të ngrejë titullin kampion para tifozëve të vet.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se në ndeshjen me Kukësin do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të titullit kampion. Gjithashtu bëhen më dije edhe detajet e finaleve të tjera.
“Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret e sakta të dhënies së trofeut kampion për KF Partizanin si dhe janë përcaktuar finalet e tjera për aktivitetet më të rëndësishme të Futbollit, si dhe ‘play-off’ për Kategorinë e Parë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.