Partnerët e koalicionit, optimistë se demarkacioni do të ratifikohet
19 mars 2018
| 10:22
Zyrtarët e koalicionit qeverisës kanë shprehur optimizëm se të martën do t’i kenë votat e mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe këshilltari i kryeministrit Avni Arifi kanë lënë të kuptohet se dikush prej deputetëve të Listës Serbe do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, por nuk kanë treguar emrat se kush mund të jenë këtë deputetë, shkruan “Epoka e re”.
Me rikthimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK, koalicioni qeverisës ka siguruar 79 vota për demarkacionin.
Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit nevojiten 80 vota.