Partnerët e koalicionit të ndarë në qëndrime për demarkacionin, Hoxhaj pro versionit të 2015-s
19 dhjetor 2017
| 23:41
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se duhet të gjendet një konsensus për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Hoxhaj në emisionin “Interaktiv” të “KTV”-së ka thënë se në janar mund të mbahet seanca për demarkacionin.
“Seanca mund të jetë në janar, mund të jetë në javën e tretë ose të katërt të muajit janarit”, është shprehur ai.
“Duhet ta gjejmë një konsensus në Kuvendin e Kosovës. Është koha e fundit që të gjitha subjektet politike që ta votojnë marrëveshjen që të shkojmë përpara”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se marrëveshja e arritur për demarkacionin me Malin e Zi në vitin 2015, reflekton gjendjen faktike në vend.
Ai ka thënë se deputetët e PDK-së do ta votojnë demarkacionin sipas marrëveshjes së vitit 2015.