Partneri turk i bëri një dedikim të veçantë në shqip Genta Ismajli
18 dhjetor 2020
| 11:48
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ky i fundit duket se është shumë romantik, pasi herë pas here e surprizon Gentën.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit e saj foto e video ku shfaqet së bashku me të dashurin. Madje nuk nguron as të tregojë dhuratat që Usta i bën, pa patur ndonjë rast të veçantë.
Së fundmi, Genta ka postuar në “Instastory” një video ku tregon se Hussein i ka dhuruar një buqetë me lule, e madje i ka shkruar edhe një pusullë. Kësaj radhe ai kishte zgjedhur që shënimin ta bënte në shqip duke shkruar “Të dua shumë, zemra ime!”.
Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.