Partnerja e Cristiano Ronaldos ekspozon format trupore në Kanë
Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, shkëlqeu teksa mbërri në Festivalin e Filmit në Kanë. 27-vjeçarja ka marrë gjithë vëmendjen e kalimtarëve dhe pjesëmarrësve në eventin e rëndësishëm, me veshjet që kishte zgjedhur gjatë qëndrimit në Francë.
Por jo vetëm kaq, aparati fotografik i paparacëve kapi edhe një detaj mjaft interesant. Bukuroshja brune mbante gjithashtu një unazë të madhe në gishtin e fejesës.
Pas raporteve në fillim këtij muaji se ata janë fejuar, modelja spanjolle postoi në rrjetet sociale një fotografi nga jahti ku po pushonte, ku tregonte disa unaza argjendi. Por në ceremoninë në Francë, Georgina që ka 26 milionë ndjekës në “Instagram” ndryshoi stil. Ajo mbante në duar vetëm një unazë që menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve.