
Partnerja e futbollistit të famshëm zbulon “recetën” e suksesit në dashuri
Partnerja e Mauro Icardit, Wanda Nara, është një nga femrat më të komentuara të showbizit. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk mungojnë postimet e ndryshme.
Nëna e pesë fëmijëve ka zbuluar me rastin e Shën Valentinit “recetën” për një marrëdhënie sa më të shëndetshme me partnerin.
Ajo postoi në “Instagram” një foto të saj teksa kishte bërë një ëmbëlsirë, si dhe uroi futbollistin e famshëm për ditën e të dashuruarve.
Modelja argjentinase shkruante krahas këtyre fotove se duhet të gatuani për të dashurin tuaj, si dhe jini më të mirat në shtrat.
“Shën Valentini është …
Gatuajeni çdo ditë dashurinë tuaj, priteni atë me sanduiçët më të mirë milanezë të përgatitur nga unë në 3 të mëngjesit pas një ndeshje… ose thjesht zbritni në kuzhinë në agim dhe përgatitni sanduiçët më të mirë të pulës dhe avokados në botë (vetëm sepse ai e kërkon) bëjini ëmbëlsirat e tij të preferuara pasdite… dhe jeni më të mirat në shtrat… gjithçka tjetër e blen ai me kartën e tij… Të dua Mauro Ikardi”, shkruan modelja seksi.