Pas 10 orësh përfundon bastisja, avokati Qerkini: Behramaj i dyshuar për një vepër që bie nën juridiksionin e ZPS-së

22 shkurt 2023 | 18:59

Ka përfunduar bastisja 10-orëshe nga trupat e EULEX-it në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidenti Thaçi, Adil Behramaj.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se bastisja në shtëpinë e Behramajt është bërë me një arsyetim se po hetohet lidhur me dyshimin për një vepër penale e cila sipas tyre, hyn në juridiksionin e Speciales.

Ai tha se nuk specifikohet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë.

“Sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij, mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese, mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural. Nuk është legjitimuar, është vetëm një hetim për një vepër penale e cila, sipas tyre, bie nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Qerkini para gazetarëve, raporton EO.

Qerkini bëri me dije se ndaj Behramajt, aktualisht drejtues i mediumit “Demokracia” nuk ka urdhërarrest.

Madje edhe Behramaj u paraqit para medieve, por foli shkurt.

Qerkini ka thënë se është herët të flitet nëse kjo gjë ka të bëjë me rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Bastisja ka përfunduar. Ne po shkojmë në punët tona”, është deklaruar shkurt ai përpara medieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para dhjetë orësh Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë…