Pas 10 vjetësh burgim, lirohet komandant “Hoxha”
30 tetor 2020
| 22:13
Pas dhjetë vjetësh qëndrim nëpër burgjet e Kosovës, është liruar ish-ushtari i orëve të para të UÇK-së, Riza Alija – ‘Komandant Hoxha’ nga Ponosheci i Gjakovës.
Ai sot është liruar nga burgu i Dubravës, ku ka qëndruar mbi 10 vjet dhe i është kthyer familjes.
Riza Alija bashkë me ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar nga EULEX-i, me dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile, duke përfshirë tretmanin e panjerëzishëm ndaj tyre, të kryera gjatë vitit 1999 në Cahan të Shqipërisë. Këto dyshime e pretendime nga EULEX, asnjëherë nuk u vërtetuan por u mbajt në burg padrejtësisht mbi dhjetë vite.