Pas 12 vjetëve në Kosovë pritet të bëhet regjistrimi i popullsisë
Ky proces parashihet të nis në shtatorin e vitit 2023, dhe të zgjasë një muaj e gjysmë.
Nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se kjo është domosdoshmëri për zhvillim.
Drejtori i Statistikave Sociale dhe të Popullsisë, Avni Kastrati, sqaron metodat si do bëhet regjistrimi.
Tutje Kastrati tregon sa persona do të angazhohen në regjistrimin e popullsisë.
Ndërkohë përmend disa prej sfidave që mund të hasen përgjatë punës në teren.
Në këto regjistrime pritet të ketë edhe lëvizje të popullësisë.
Sociologu Besim Gallapeni vlerëson që brenda 10 vjeteve do të ketë depopullim të një numri të madh të vendbanimeve kosovare.
“Me këtë trend demografik sigurisht që Kosova ka humbur një pjesë të vendbanimeve, pra janë depopulluar, kanë mbetur pa banorë ose më një numër shumë të vogël të banorëve. Dhe minimum brenda një dekade do të kemi një numër të vendabimeve qe do ngelen me pak ose asnjë banor”, tha Gallapeni.
Ai po konsideron se në rast që institucionet tona investojnë në infrastrukturë, lëvizjet mund të minimizohen.
“Përmirësimi i infrastrukturës edhe i shërbimeve tjera po ndodh edhe në vendbanimet rurale, dhe kjo mbase mund të ndikojë që në një të ardhme të reduktoj numrin apo hovin e lëvizjeve të shpejta,nga fshati në qytet. Mirëpo që të ndalen nuk do të ndalen asnjëherë”, shtoi ai.
Ekzekutivi kosovar do të përkrahë procesin e regjistrimit të popullsisë me mbi 12 milionë euro.