Pas 14 qershorit, EULEX-i i panevojshëm në Kosovë
07 maj 2018
| 08:04
Përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës e shohin të panevojshme praninë e EULEX-it në Kosovë pas 14 qershorit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se sistemi i drejtësisë ka kapacitete për ta bërë punën në përputhje të ligjeve, pa pasur nevojë për një mision ekzekutiv të EULEX-it.
Edhe deputeti opozitar, Naser Rugova, ka thënë për gazetën se EULEX-i duhet ta përfundojë mandatin.
Ndërkaq njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja dhe profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, e kanë vlerësuar të domosdoshme edhe më tutje praninë e EULEX-it, por në një format tjetër.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)