Pas 14 viteve komandant Çakalla gëzon lirinë

10 shkurt 2018 | 12:52

Lirohet nga burgu, Avdil Jakupi, njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që operonte në zonën e Kumanovës, Likovës dhe Haraçinës, i njohur ndryshe me nofkën Çakalla.

Ai pas 14 viteve vuatje dënimi në burgun e Idrizovës tani po i gëzohet lirisë, gjë që e ka shprehur përmes rrjetit social
“Facebook”.

“PAS 14-VITE E DY MUAJ DOLA NGA BURGU, JU FALEMENDEROJ!!-ATYRE QË KËTË KOHË ISHIN ME MUA”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, komandant “Çakalla”.

Avdil Jakupi-Çakalla ishte akuzuar për terrorizëm, ndërsa kur kishin shkuar që ta arrestonin, pati rezistuar, duke rrëmbyer dy policë.

Më pas ishte strehuar në Kosovë, ku në vitin 2003, ishte kapur nga Interpoli dhe ishte ekstraduar në Maqedoni, ku ju ngritën dy aktakuza, në bazë të të cilave u dënua me 15 vjet heqje lirie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli drejtues i SBAShK-ut mbajti takimin e rregullt ku u…