Pas 16 vitesh SHBA-ja rifillon ekzekutimet e të dënuarve me vdekje
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ekzekutojnë pesë persona të cilët janë të dënuar me vdekje.
Këtë e konfirmoi, te enjten, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, i cili tha se pesë të burgosur, të cilët janë të dënuar me vdekje, do të ekzekutoheshin.
“Ata janë të dënuar për vrasje ose dhunime të fëmijëve apo të moshuarve”, u shpreh kreu i Departamentit të Drejtësisë.
Ekzekutimet janë planifikuar për dhjetor të vitit 2019 dhe janar të 2020-s.
Njoftimi, heq një moratorium joformal mbi dënimin me vdekje, që nga ekzekutimi i vitit 2003 i Louis Jones Jr, një veteran i Luftës së Gjirit i cili vrau një ushtar 19-vjeçar, Tracie Joy McBride.
Vendimi i qeverisë federale të SHBA-së, për të rifilluar ekzekutimet e dënimeve me vdekje, pas një pauze 16-vjeçare, kanë ngjallur kritika nga grupet e të drejtave të njeriut, dhe udhëheqësit demokratë.
Disa kandidatë për nominimin e demokratëve për garën presidenciale të vitit 2020 kërkuan që dënimi me vdekje të hiqet. /Rel