Pas 17 vjetësh qëndrim në burg, për krimin që nuk e kishte kryer, gjykata e shpalli të pafajshëm
John Bunn qau dhe kapi duart e gjyqtares që e liroi atë pasi ai kaloi 17 vjet të jetës së tij pas hekurave për një krim që nuk e kishte kryer.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Bunn, tani 41 vjeç, i cili ishte 14 vjeç kur u akuzua për vrasje të shkallës së dytë për vdekjen e një oficeri korrektues jashtë detyrës në Crown Heights, Brooklyn në vitin 1991.
Bunn, dhe një tjetër adoleshent me emrin Rosean Hargrave, u akuzuan se i nxorën Rolando Neischer dhe partnerin e tij Robert Crosson nga makina e tyre, duke i qëlluar dhe duke ua vjedhur automjetin.
Neischer vdiq, ndërsa Crosson mbijetoi të shtënat dhe u bë dëshmitari i vetëm.
Pretendimi i vrasjes së Bunn u hodh poshtë në vitin 2016, pasi u zbulua se detektivi kryesor i çështjes, Louis Scarcella, përdori ‘praktika të rreme dhe mashtruese’.
Dhe të martën, Bunn u lirua nga akuza për vrasje.
“Unë dua të them faleminderit, sepse kanë qenë 27 vjet që kam luftuar për jetën time”, tha i emocionuar Bunn.
“Unë dua që të gjithë ta dini se keni pasur një njeri të gabuar në burg”, tha ai.
Pasi gjyqtarja njoftoi se Bunn ishte “i pafajshëm”, ai iu afrua stolit dhe i kapi duart. Ndërsa gjykata shpërtheu në duartrokitje, Bunn uli kokën dhe qau.
Jashtë sallës së gjyqit, Bunn u tha gazetarëve se ai ndjehet i ‘bekuar’ dhe ‘duke falënderuar Zotin që ka arritur këtë pikë’.