Pas 170 vitesh një grua në krye të Reuters
13 prill 2021
| 13:03
Nga sot një grua do të drejtojë agjencinë prestigjioze britanike të lajmeve, Reuters.
Ajo është Alessandra Galloni dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë 170-vjeçare të kësaj agjencie. Galloni, 47 vjeçe, i lindur në Romë, do të zëvendësojë Stephen J. Adler, i cili do të dalë në pension këtë muaj, pasi drejtoi ekipin editorial për dekadën e kaluar.