Pas 20 vitesh, Ronaldo jashtë Ligës së Kampionëve
Skuadra e Man. Junajtedit ka publikuar listën e futbollistëve për garat e Ligës Europa, ku do të përballet në Grupin E, me Sheriff Tiraspol, Real Sosiedadit dhe Omonia Nikozia.
Në mesin e lojtarëve që do të marrin pjesë në garën e dytë evropiane, spikat Kristiano Ronaldo, i cili për herë të parë nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve, që nga sezoni 2002-2003, kohë kur luante te Sportingun dhe konkurronin në Kupën UEFA, që ishte kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Europë, pasi në atë kohë ende nuk ishte krijuar Liga Europa.
Në listën e ekipit, Erik ten Hag ka përfshirë të gjithë afrimet e verës, përfshirë edhe Antoni, i cili është pjesë e listës së të rinjve.
Lista e Man. Junajtedit për Liga Europa:
Portierë: David De Gea, Martin Dubravka, Tom Hiton.
Mbrojtës: Diogo Dalot, Viktor Lindelof, Harri Maguajer, Tajrell Malasia, Lisandro Martinez, Luk Shou, Aksel Tuanzebe, Rafael Varane, Aaron Van-Bisaka.
Mesfushorët: Kasemiro, Kristian Eriksen, Bruno Fernandes, Fred, Skott MekTominej, Fakundo Pellistri, Xhadon Sanço, Doni van de Beek.
Sulmues: Antoni, Alehandro Garnaço, Antoni, Martial, Markus Rashford, Kristiano Ronaldo.