Pas 203 orësh, nxirret i gjallë edhe një burrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi
14 shkurt 2023
| 16:51
Pamje befasuese janë duke u raportuar ende nga pjesët e goditura nga tërmeti në Turqi.
Në të fundit është pretenduar se një burrë ishte shpëtuar i gjallë nga rrënojat në provincën jugore Hataj, pas më shumë se tetë ditësh i bllokuar.
Ai kishte mbetur nën rrënojat e një ndërtese për 203 orë në total.
Pavarësisht lajmeve për të mbijetuarit, ata në Turqi dhe Siri besojnë se “dritarja” për gjetjen e njerëzve të gjallë po mbyllet me shpejtësi.