Pas 25 vitesh ndarje, ish-çifti i njohur e duan ende njëri-tjetrin
Gwyneth Paltrow dhe Brad Pitt kanë ende dashuri për njëri-tjetrin, edhe pse fejesa e tyre ka përfunduar dekada më parë.
Ish-çifti patën një bisedë, që u publikua në faqen e Paltrow’s Goop. Ndër të tjera, ata shprehën dashurinë mes tyre.
“Më në fund gjeta Bradin me të cilin duhej të martohesha. Vetëm m’u deshën 20 vjet.”, tha Paltrow.
“Dhe është bukur të të kem ty si mike tani”, tha Pitt. “Dhe unë të dua ty.”
“Të dua shumë”, u përgjigj Paltrow.
Dyshja u lidhën në vitin 1994 pas takimit në xhirimet e filmit “Se7en”. Ata u fejuan në vitin 1996 dhe u ndanë disa muaj më vonë. Ai më vonë u martua dhe u divorcua me aktoret Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie, ndërsa Paltrow u martua dhe u divorcua me liderin e Coldplay, Chris Martin.
Tashmë, Paltrow u martua me producentin Brad Falchuk në vitin 2018.