Pas tri vjet pritjesh, QKUK-ja bëhet me angiograf
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se pas tri vjet pritjesh Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është bërë me angiograf.
“Jam shumë i lumtur që sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kemi arritur ta sjellim angiografin e ri nga Austria. Është për keqardhje që për shkak të keqmenaxhimeve të këtij sektori, angiografi në vlerë prej 2.1 milionë eurosh, i blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 me paratë e qytetarëve tanë, është vonuar kaq gjatë. Si pasojë, mijëra pacientëve kosovarë u është mohuar shërbimi cilësor shëndetësor dhe në Kardiologjinë Invazive janë krijuar lista të gjata të pritjes. Sidoqoftë, ne nuk kemi zgjedhur rrugën e ankesave, të baltosjes e as të hedhjes së fajit. Ne kemi zgjedhur që të bëjmë reforma, edhe nëse kjo nënkupton rregullim i keqmenaxhimeve të së kaluarës. Urime!”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/