Pas 4 shtatorit, Serbia ka përgatitur një ofensivë për tërheqje të njohjeve të Kosovës

03 shtator 2021 | 10:59

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se që nga 1 shtatori kanë mbetur mbi 20 misione diplomatike pa ambasadorë.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka paralajmëruar se Plpas 4 shtatorit, Serbia ka përgatitur një ofensivë për tërheqje të njohjeve të Kosovës.

Ai thotë se këtë lajm ia kanë treguar disa miq në botë.

“Po ashtu, ka përgatitur edhe goditje ndaj Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ne tashmë jemi anëtar”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë i tij:

Mirëmëngjesi,

Politika është e jashtme, por qëllimet janë gjithmonë të brendshme!

Që nga 1 shtatori kanë mbetur mbi 20 misione diplomatike pa ambasadorë. Disa janë të mbyllura plotësisht. Pas 4 shtatorit, Serbia ka përgatitur një ofensivë për tërheqje të njohjeve të Kosovës, siç më treguan disa miq në botë. Po ashtu, ka përgatitur edhe goditje ndaj Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ne tashmë jemi anëtar.

Në vend që diplomacia jonë ta mbronte sovranitetin e jashtëm, ajo mjerisht po e godet veten nga brenda për të qenë e paralizuar jashtë!

A është kjo rastësi apo ka të bëjë me mosdije e papërgjegjësi? Në vitet e fundit, Kosova kishte pezulluar tërësisht politikën e jashtme!

Kjo po ndodhë kur në Evropë kemi një rirreshtim të ri, ndërsa në botë lajmet ditore janë më shumë se lajme. Janë goditje tektonike, ku jo shumë larg e shohim zinxhirin e ngjarjeve dhe pasojat direkte për Kosovën.

Politika është e jashtme, por qëllimet janë të brendshme! E kur nuk ka rezon shtetëror brenda, por iluzion për veten dhe botën, vizioni i jashtëm është politikë e rënies së lirë!

Kosova asnjëherë në historinë e paspavarësisë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot nga zhbërja e të arriturave kolosale në politikën e jashtme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miralem Pjaniq i është bashkuar skuadrës turke Beshiktash në huazim…