Pas ‘500K’, Kurti del me moton ‘cep më cep’

07 janar 2025 | 14:37

Fillimisht e nisën me një seri postimesh në rrjetet sociale duke kërkuar 500 mijë vota për Vetëvendosjen.

Ministra, deputetë e zyrtarë të LV-së, nga partia e Albin Kurtit i kanë prezantuar publikisht pritjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ata  po presin që në zgjedhjet e ardhshme t’i fitojë 500 mijë vota.

Duke u bazuar në këtë kërkesë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti doli me një ambicie tjetër. Ai sot publikoi edhe sloganin e partisë për këto zgjedhje.

Pas 500 k, Vetëvendosje po pret edhe vota nga çdo cep i Kosovës. Kjo, duke u bazuar në sloganin “Cep më Cep”, të cilin e publikoi vet Kurti në faqen e tij të “Facebook”-ut, ku edhe bashkëngjiti numrin e Vetëvendosjes në fletëvotime: 118.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta, ka dalë…