Pas 58-vjetëve opozita fiton zgjedhjet në këtë shtet
01 nëntor 2024
| 22:13
Presidenti i Botsvanës, Mokgweetsi Masisi pranoi sot humbjen në zgjedhjet parlamentare. Partia Demokratike e Botsvanës që ai e drejtonte ka udhëhequr me vendin 58 vjet, raporton Reuters.
Kreu i ri i shtetit do të jetë avokatja 54-vjeçare, Duma Boko, pasi koalicioni opozitar fitoi shumicën në parlament.
Nesër do të filloj procesi i pranim-dorëzimit të detyrës.
“Ne do të tërhiqemi, që ata të jenë një opozitë besnike dhe të punojnë me ju për të mirën e vendit tonë”, tha Masisi në një mesazh drejtuar Bokos.