Pas 6 tetorit Kosova duhet të ketë qeveri të programeve
Analisti politik Ramush Tahiri e ka vlerësuar të mirë dhe përmbajtjesore fushatën e deritanishme të subjekteve politike.
Ai ka thënë se kjo frymë e fushatës duhet të jetë deri në fund.
Megjithatë, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” Tahiri ka deklaruar se partitë politike dhe kandidatët për kryeministër po u shmangen deklarimeve për temat e mëdha siç janë: tarifa, dialogu, raportet me bashkësinë ndërkombëtare, liberalizimi dhe agjenda evropiane.
Sipas tij, nuk po ka deklarime reale, por populiste.
Tahiri ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit duhet të jenë të lira, demokratike dhe të pranuara nga të gjithë.
Ai ka theksuar se koalicionet pas zgjedhjeve duhet të bëhen në bazë të renditjeve e programit dhe jo të ketë qeveri të pakicës.
Sipas Tahirit, Kosova duhet të ketë qeveri të programeve.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)