Pas 77 vjetësh mbyllet shkolla në Prapashticën e Isa Mustafës, shkak numri i vogël i nxënësve
Pas 77 vite funksionim, shkolla “ Dëshmoret e 1921” nuk hapi dyert për nxënësit e fshatit Prapashticë. Numri i vogël fëmijëve bëri që shkolla të mbyllet e nxënësit e pakët të dërgohen në shkollat e kryeqyteti.
Mësuesi i cili shërbeu për 28 vite si mësimdhënës, ka rrëfyer emocionet e tij kur e kuptoi për mbylljen e kësaj shkolle ne fshatin Prapashticë.
Ismajl Nimani, nga fshati Prapashticë me urime të tilla e përcjellë çdo ditë në shkollë nipin e tij.
8 vjeçarit i duhet të udhëtojë mbi 20 kilometra deri në kryeqytet për të ndjekur mësimet në klasën e tretë.
Kjo pasi shkolla e fshatit “Dëshmoret e 1921” pas 7 dekadave funksionim, këtë shtator nuk u hap për nxënësit.
Nimani tregon arsyet që dërgua deri tek mbyllja e shkollës.
Transportin e nipit ai duhet të bëjë vetë e ndonjëherë me autobusë urbanë, kjo pasi kombi-busat për nxënës e tjerë të fshatit operojnë vetëm paradite.
Ai kujton kohën kur shkolla kishte mbi 120 nxënës.
Rrugën të shkolla në të cilën mësoi e punoi për 28 vjet e mori edhe mësuesi Ajvaz Abazi.
Por vendin ku ai kapi ditarin në duar, për më shumë se dy dekada, ishte mbyllur pas 77 vjetësh.
Ai rrëfen momentin kur e kuptoi se shkolla nuk do të jetë e hapur për nxënësit e fshatit.
E mosfunksionimi i kësaj shkolle e cila i qëndroi edhe ngjarjeve historike që nga viti 1946 për Abazin është e rëndë.
Vitin që lam pas, në këtë shkollë, drejtoresha e arsimit, Besianë Musëmurati patë njoftuar se janë vendosur edhe kamerat e sigurisë dhe rrethojat në mënyrë që fëmijët të mos ndihen të rrezikuar.