Pas 91 orëve nxirret e gjallë një vajzë nga rrënojat në Izmir

03 nëntor 2020 | 12:56

Pas 91 orësh nga tërmeti i fuqishëm në Izmir të Turqisë, forcat e shpëtimit kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat një fëmijë.

Një vajzë e quajtur Ayla Gezgin, ka arritur që të mbijetojë në rrënojat e tërmetit në Izmir të Turqisë plot 91 orë, shkruan AA.

Sipas këtij mediumi turk, forcat e shpëtimit kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat e tërmetit vogëlushen dhe menjëherë e kanë dërguar në spital, transmeton lajmi.net.

Ende nuk ka ndonjë informacion në lidhje me moshën e vogëlushes mirëpo, vlen të theksohet se Ayla Gezgin është fëmija i dytë që ka arritur të shpëtohet nga rrënojat e tërmetit pas disa orësh, pasi që gjatë së dielës edhe 3-vjeçarja Elif Perinçek, ishte shpëtuar pas 65 orësh nën rrënoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri Conor McGregor është pyetur lidhur me rivalin Khabib Nurmagomedov,…