Pas AAK-së, PDK bën koalicion edhe me Nismën në këtë qytet
08 nëntor 2021
| 20:22
Partia Demokratike e Kosovës në Vushtrri pas koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje të koalicionit edhe me Nisman Socialdemokrate.
Kjo për të mbështetur kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune Ferit Idrizi.
Lajmin e konfirmoi vet Idrizi në rrjetin social.
“Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate.
Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit.
Faleminderit!
Na priftë e mbara!”.