Pas aderimit të 240 studentëve shqiptar të Mynihut në PDK, Reçica: Dëshira t’u kthyer në vendin e tyre është një shpresë e madhe për të ardhmen e Kosovës

09 nëntor 2024 | 19:55

Kryetari i Komisionit për Mërgatë në PDK, deputeti Elmi Reçica ka përshëndetur aderimin e 240 studentëve në PDK. Reçica ka thënë se është kënaqësi të shihje këta të rinj, të cilët jo vetëm që kanë përvetësuar vlerat e demokracisë perëndimore, por janë të gatshëm të kthehen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.

“Ishte kënaqësi të shihje këta të rinj, të cilët jo vetëm që kanë përvetësuar vlerat e demokracisë perëndimore, por janë të gatshëm të kthehen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës. Dëshira dhe përkushtimi i tyre për t’u kthyer në vendin e tyre është një shpresë e madhe për të ardhmen e Kosovës”  ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Urimi i plotë i Reçicës:

Sot në Munich, plot 240 studentë shqiptarë nga Kosova iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës dhe misionit të Bedri Hamzës për të ndërtuar një Kosovë më të mirë. Ky është një hap që tregon përkushtimin e të rinjve tanë ndaj zhvillimit të vendit të tyre, pavarësisht distancës.

Ishte kënaqësi të shihje këta të rinj, të cilët jo vetëm që kanë përvetësuar vlerat e demokracisë perëndimore, por janë të gatshëm të kthehen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës. Dëshira dhe përkushtimi i tyre për t’u kthyer në vendin e tyre është një shpresë e madhe për të ardhmen e Kosovës.

#mamirë

#BedriHamzakryeministër 😊

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë sot se ministrja…