Pas aksidentit të mbrëmshëm në Podujevë vdes një femër, pesë të tjerë në trajtim mjekësor
12 tetor 2020
| 11:38
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Podujevë.
Dy automjete janë përfshirë në aksident, ku një femër nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Po ashtu, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona tjerë.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.