Pas akuzave për dhunën ndaj Amber Heard, Johnny Depp humb betejën me “The Sun”

02 nëntor 2020 | 12:25

Pas akuzave për dhunën ndaj Amber Heard, Johnny Depp humb betejën

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Johnny Depp, ka humbur betejën gjyqësore me median britanike “The Sun”. Ai kishte hedhur në gjyq median për një artikull që e përshkroi atë si dhunues ndaj ish-gruas së tij, Amber Heard.

57-vjeçari paditi botuesin e tabloidit, News Group Newspapers (NGN) dhe redaktorin ekzekutiv, Dan Wootton, mbi një artikull të vitit 2018. Në shkrimin në fjalë kishte prova se Depp kishte dhunuar ish-gruan e tij.

Pas akuzave për dhunën ndaj Amber Heard, Johnny Depp humb betejën

Ndërsa ditën e sotme, mediat e huaja shkruajnë se gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e yllit ‘Pirates Of the Caribbean’, duke thënë se ajo çfarë është raportuar nga gazeta ishte “thelbësisht e vërtetë”.

Gjithashtu avokati i botuesit të “The Sun”, Sasha Wass QC, argumentoi se “nuk ka dyshim që Depp abuzonte rregullisht dhe sistematikisht me gruan e tij”.

Aktori me famë botërore vazhdimisht ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ishte ish-gruaja e tij që ka qenë e dhunshme me të. Nga ana tjetër ky vendim i gjykatës shihet si një fitore e ‘raundit të parë’ për Heard.

Pas akuzave për dhunën ndaj Amber Heard, Johnny Depp humb betejën

Pas akuzave për dhunën ndaj Amber Heard, Johnny Depp humb betejën

Pas akuzave për dhunën ndaj Amber Heard, Johnny Depp humb betejën

Pas akuzave për dhunën ndaj Amber Heard, Johnny Depp humb betejën

Pas akuzave për dhunën ndaj Amber Heard, Johnny Depp humb betejën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisi zviceran Roger Federer ka njoftuar se pas një kohe…