Pas akuzave të Kurteshit ndaj LDK-së e PDK-së për vjedhje votash, reagon Deliu-Kodra
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas gjuhës që është përdorur nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ajo përmes një reagimi në ‘Facebook’ ka thënë se gjuha që është përdorur nga përfaqësuesit e VV-së, në mbledhjen e sotme të KQZ-së është për keqardhje, përcjell Demokracia.com
“Për keqardhje gjuha e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ. Zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese”, u shpreh Deliu-Kodra.
Postimi i plotë:
Për keqardhje gjuha e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ.
Zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese.
Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare.
Kjo mendësi e njëson partinë me shtetin.