PAS ALI AHMETIT FITIMTARI MË I MADH ËSHTË ARTAN GRUBI

09 maj 2024 | 12:22

Shkruan: Ismet Sylejmani

Artan Grubi të gjithë e dijnë se është krahu i djathtë i Udhëheqësit të madh të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti! Artan Grubi, është fitimtari më i madh pas Ali Ahmetit në zgjedhjet e 24 Prillit dhe të 8 Majit 2024!

Kundërshtarët politik nuk arritën ta mposhtin as Ali Ahmetin dhe as ta shpartallonin e ta ndanin nga Ali Ahmeti, njërin prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Tij, më të afërt e më besnik Artan Grubin!

Artan Grubi është fitimtari më i madh pas Ali Ahmetit i këtyre zgjedhjeve, sepse kundërshtarët e Tij politik, nuk arritën ta mundin Kryetarin e Tij, Ali Ahmetin, e që padiskutim se do ta fajësonin për debakël pastaj Artanin!

Në rast se do të pësonte humbje në zgjedhjet e 24 Prillit dhe të 8 Majit 2024, Ali Ahmeti, BDI dhe Koalicioni Fronti Europian, njëri nga fajtorët kujdestar, pa dyshim se do të ishte Artan Grubi! Artan Grubi nuk ka humbur, sepse ka fituar Ali Ahmeti!

Aty ku triumfon Ali Ahmeti, pjesë e atij triumfi dhe fitimtar është edhe Artan Grubi!
Prandaj me të drejtë mund të konstatohet, se pas Ali Ahmetit, fitimtari më i madh i këtyre zgjedhjeve është Artan Grubi!

Urime fitorja e Frontit Europian, miku im i nderuar Artan Grubi!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Maj 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia olimpike dhe tashmë trajnerja Majlinda Kelmendi feston sot ditlëindjen…