Pas ambasadores amerikane, Abazoviq takon edhe ambasadorin gjerman
08 dhjetor 2020
| 12:23
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Podgoricë, Robert Weber.
Abazoviq ka thënë se Weber bën në vazhdimësi punë të madhe në shërbim të demokratizimit të Malit të Zi. “Gjermania mbetet një mike e madhe e vendit tonë dhe një partner i besueshëm në rrugën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Abazoviq në llogarinë e tij nw “Twitter”.
Një ditë me herët, Abazoviq ka takuar edhe ambasadoren amerikane në Mal të Zi.