
Pas ambasadorit amerikan, edhe ambasadori gjerman takon biznesmenët Devolli
Pas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka vizituar birrarinë e Birrës Peja dhe biznesmenët Devolli. Rohde lavdëroi punën e kompanisë për çka tha se mbështetën në teknologjinë më të mirë gjermane.
“Vizita e djeshme në fabrikën në birrarinë Birra Peja me njohuri mbi procesin e prodhimit të birrës, ku #devolligroup mbështetet në teknologjinë më të fundit gjermane nga #kronet dhe #GEA, ndër të tjera, për të ofruar cilësinë më të mirë”, ka shkruar Rohde.
Yesterday’s visit to the Birra Peja brewery with insights into the brewing process, where the #devolligroup relies on cutting-edge German technology from #krones and #GEA, among others, to deliver the best quality. pic.twitter.com/J7npPuPAix
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 27, 2023