
Pas ankesës së LV-së, PZAP-i urdhëron që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje.
PZAP-ja ka urdhëruar që 21 fletëvotime nga qendra të votimit të vlerësohen si të vlefshme dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar.
Partia në pushtet ishte ankuar për disa fletëvotime, duke thënë se janë shpallur të pavlefshme.
“Sipas parashtruesit të ankesës, theksohet se konkretisht bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, votuesi duhet vetë ta shtypë/printojë fletëvotimin nga faqja zyrtare e KQZ-së. Në fletëvotimet përkatëse, gjatë këtij procesi të printimit, vërehet se fletëvotimet nuk janë printuar si të plota, ndonëse vërehet qartë qëllimi i votuesit. Por, meqë ky nuk është rasti dhe votuesi fillimisht ka printuar fletëvotimin në kushte shtëpie, e diktuar ndonjëherë nga formati i dërguar e specifikat krejt teknike e teknologjike, duhet të kihet parasysh se qëllimi i votuesit ashtu siç e përcakton edhe ligji”, ka njoftuar PZAP-i.