Pas arrestimit, Meta reagon në ‘Facebook’: Ndihem më i fortë se kurrë
Pas arrestimit nën dyshimin për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, ka reguar në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai ka falendëruar të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që e kanë dhënë deri tani.
“Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!”, ka shkruar Meta.
Ai ka theksuar se rrëmbimi i tij sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.
“Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, ka shkruar Meta.