Pas arrestimit të burrit, Angela Martini merr këtë vendim

10 gusht 2021 | 23:27

Bashkëshorti rumun i Angela Martinit, Dragos Savulescun u arrestua në Greqi nga autoritetet të cilat kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Rumanisë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm me shifra prej miliona eurove shkaktuar shtetit rumun, por me një vendim tërësisht paradoksal, ai mundi të qëndrojë i lirë në Itali, sepse një gjykatë në Napoli refuzoi ekstradimin.

Por, pushimet i kanë kushtuar kësaj radhe.

Mediat në Greqi raportuan se shkas për arrestimin e tij u bënë postimet e Angelas që në kohë reale se ajo ndodhej bashkë me burrin e saj dhe miq të familjes në Greqi.

Portali rumun G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkëshorti i Martinit që pozon në plan të parë duket në sfond.

Intervenimi i forcave të policisë greke ka qenë i ashpër duke lënë një shije të hidhur jo vetëm për rrethin e Dragos por edhe për të pranishmit që kanë parë ngjarjen.

Por çfarë bëri pastaj Angela?

Bukuroshja shqiptare ka vendosur që të fshijë lokacionet nga të gjitha fotografitë e saj të postuara, e madje i ka hequr të gjitha postimet në “story” duke zgjedhur që të mos hedhë më asgjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha Elizabeth i ka një borxh të madh ish-kryeministrit Tony…